TIRANA- Dy aksidente janë rregjistruar sot në pak minuta në autostradën Tiranë -Durrës. Bëhet me dije se aksidenti i parë ka ndodhur në zonën e Maminasit, ndërsa aksidenti i dytë në Sukth. Gjithashtu mësohet se në të dyja rastet ka pasur vetëm dëme materiale.
Më parë u raportua se në aksidentin e Sukthit u përfshinë katër makina, të cilat u përplasen njëra pas tjetrës. Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë se dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.
Ndër automjetet e përfshira ishte edhe një karrotrec. Si pasojë e përplasjes, në këtë segment të autostradës u shkaktua trafik i rënduar, duke krijuar vonesa për drejtuesit e mjeteve.