Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Dy anët e një logjike të helmuar

10:56 / September 28, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1759048257 flamujtizraelpalestine00
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Thoma Gëllçi

Ka disa ide që duhej të ishin hedhur në varr bashkë me kohët e errëta, por ja që njerëzimi i mban si qeni kockën e qelbur. Njëra prej tyre është kjo: disa popuj meritojnë shtet, të tjerët jo. Disa e trajtojnë shtetësinë si të blesh biletë për në stadium, por roja të thotë: “Nuk hyn dot sot, se s’të shoh të qytetëruar.” Roja gjithmonë ka një listë justifikimesh në xhep: “nuk keni institucione”, “nuk dini të vetëqeveriseni”, “jeni pak prapa me modën e start-up-eve.” E njëjta këngë që u këndua për afrikanët, indianët e Amerikës, armenët — dhe gjithmonë përfundoi në gjak.

Sot kjo logjikë rimerret me kostum të ri. Njëra palë thotë me ton profesori: “Palestina nuk është gati për shtet.” Ndërkohë, Hamas e Ajatollahët bërtasin si në pazarin e gjësë së gjallë: “Izraeli nuk duhet të ekzistojë!” Dy zëra që duken kundër, por këndojnë në të njëjtin kor: kush duhet zhdukur i pari!

Kosova është shembulli i freskët. Për dekada Beogradi predikonte se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet, ndaj duheshin mbajtur me kujdestar. Kujdestar që i rrihte, ua shkatërronte shkollat, institucionet e jetën. Pastaj, kur gjërat shpërthyen, tha: “Ja, e shihni që nuk dinë të qeverisen!” Ironi më të madhe nuk ka: pas gjithë asaj dhune, Kosova sot është shtet. Jo perfekt, por më mirë shtet i lodhur se i nënshtruar.

Kjo farsë bëhet edhe më qesharake kur vishet me petka të shenjta. Nuk është e papritur që një Torquemada i ri, jo në kështjellat e Kastiljes, por në bulevarde në Tiranë, ndan çmime për popujt:

— “Çmimi për më të padenjtët për shtet, palestinezët!”

— “Çmimi për më të padëshiruarit, izraelitët!”

— “Çmimi për ata që nuk dinë të qeverisen, shqiptarët e Kosovës!”

Historia ka një zakon të keq: i çon këto fraza drejt gropës së përbashkët. Srebrenica, Ruanda, Auschwitz, Kosova. Çdo gjë nis me fjalë të bukura a të egra, por mbaron me kufoma.

Pastaj dalin edhe “ekspertët e ekonomisë morale” që numërojnë miliardat dhe start-up-et si të ishin kupat e futbollit: kush ka më shumë, meriton shtet. Në fakt, ky është kolonializëm i vjetër me gjuhë të re. Afrikanëve u thoshin: “Nuk dini të qeveriseni, prandaj do t’ju qeverisim ne.” Indianëve të Amerikës: “Nuk punoni tokën siç duhet, prandaj është e jona.” Hebrenjve: “S’keni dhënë ekonomi moderne, prandaj duhet t’ju përjashtojmë.” Përfundimi gjithmonë një: genocid.

Sot disa thonë: “Palestinezët nuk dinë të qeverisen.” Po kjo është e njëjta notë që këndoi Hitleri kur shpalli popujt “degjeneruar”, apo teoritë e apartheidit në Afrikën e Jugut: “zezakët nuk dinë demokraci, prandaj kontrollohen nga të bardhët.” E njëjta këngë, vetëm me instrumente të ndryshme.

Por shteti nuk fitohet as me PBB, as me teknologji, as me parlament të lustruar. Hebrenjtë nuk e fituan shtetin sepse ishin më të pasur, por sepse kishin të drejtën njerëzore për vetëvendosje. Shqiptarët e 1912-s nuk kishin industri apo demokraci të plotë, por ngritën shtetin e tyre sepse nuk pranonin më të jetonin të shkelur.

Në fund, maska bie: nën fjalët e moralit fshihet racizmi i vjetër që ndan popujt në “të qytetëruar” dhe “të paaftë.” Disa përdorin statistika të ftohta, të tjerët slogane të nxehta, por të gjithë shkojnë në të njëjtin destinacion: mohimin e ekzistencës. Njëra thotë: “S’je mjaftueshëm i zhvilluar.” Tjetra thotë: “Je i papastër, zhduku.” Dy rrugë të ndryshme, por që të çojnë në të njëjtën humnerë.

dy anet helmuar logjike opinion thoma gellci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.