Edhe dy anije të mbushura me drithëra u largohen nga Ukraina më 13 gusht, në bazë të marrëveshjes të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të rikthyer eksportet e drithërave dhe produkteve bujqësore, tha Ministria turke e Mbrojtjes. Në 16 ka shkuar numri i përgjithshëm të anijeve që transportojnë drithëra ukrainase.
Anija Fulmar S me flamur të Barbados, u largua nga porti ukrainas Chornomorsk dhe po transporton 12.000 ton misër në provincën jugore të Turqisë, Iskenderun, thuhet në deklaratë. Anija Thoe, nën flamurin e Ishujve Marshall, lundroi nga i njëjti port dhe u nis për në Tekirdag të Turqisë me 3.000 tonë fara luledielli, shkruan Reuters. Një anije tjetër do të niset të shtunën nga Turqia në Ukrainë për të blerë drithëra.
Ministria e infrastrukturës e Ukrainës tha të shtunën se 16 anije që transportonin 450.000 ton produkte bujqësore ishin nisur nga portet detare të Ukrainës që nga fillimi i gushtit, sipas marrëveshjes që siguronte kalim të sigurt për anijet.
Moska dhe Kievi arritën marrëveshje muajin e kaluar për rikthimin e eksporteve. Marrëveshja u arrit nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së dhe synon të zhbllokojë tri portet ukrainase, që janë bllokuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Marrëveshja kërkon që një ekip ndërkombëtar, i përbërë nga zyrtarë nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina të mbikëqyrin inspektimet dhe kalimin e anijeve nëpër Bosfor. Ukraina shpreson të rrisë eksportet e saj detare në mbi 3 milion ton drithë dhe produkte të tjera bujqësore në muajt e ardhshëm.