Astrit Patozi, ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, reagoi pas lënies së mandatit të deputetes nga ana e Grida Dumës, por edhe të Alfred Rushajt. Për të lajmi është se çfarë po ndodh në këtë parti, jo se jo kë do të mbështesin deputetët e rinj që do të marrin mandatet.
“Po shoh se si po vrapojnë të gjithë për të gjetur se me kë do të bëhen zevendësuesit e Alfred Rushajt dhe Grida Dumës nga lista e grupit parlamentar të PD, me foltoren e Doktorit apo me antifoltoren e “Alibashës”. Ndërkohë që lajmi është se çfarë ka ndodhur në atë parti, prej të cilës edhe deputetët po largohen në tufa.
Sa që ngjasojnë me ata shqiptarët e dëshpëruar që lënë atdheun përditë duke kaluar La Manshin me gomone, pa e kthyer fare kokën mbrapa. Për frymë popullsie i bie që më shumë po ikin demokratë nga parlamenti, se sa shqiptarë drejt Anglisë”.