Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Dy fjalë për standartin e pë*dhosur të të drejtës private dhe të hetimeve popullore

11:12 / November 26, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4245
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Manjani 

***

E kuptoj plotësisht dëshirën perverse popullore për të marrë vesh mbi jetën private të tjetrit. Kur ky tjetri është “viktimë” kjo dëshirë bëhet histerike. Histeria sigurisht nuk ka llogjikë. Psh, kur u arrestua përdhunisht Ilir Meta, kishte jo pak komentues që thonin “mirë ja bënë qenit se ai hidhej në det e në liqene”… Llogjikë e fortë, apo jo?! Ndërkohë u “legjitimua” tërheqja zvarrë krejt e panevojshme e një Presidenti Republike, në fund të fundit.

Por unë e kam problemin me nxjerrjen e të dhënave private në publik, të dhëna të cilat dalin nga hetimet zyrtare të prokurorisë. Nuk është hera e parë që e them e shkruaj këtë gjë.

Ervis Berberi, të cilin as e kam ditur që ekziston deri në ditën kur, pa mbërritur në dhomën e paraburgimit i nxorrën në publil të gjithë inventarin e shtëpisë pas kontrollit të banesës nga SPAK.

Akti i kontrollit të banesës është mjet proçedural ekstrem që autorizohet nga gjykata vetëm në rrethana specifike që lidhen me nevoja të hetimit konkret, jo kontroll si ata të gjermanëve në filmat e kinostudios.

Kontrolli i banesës, njësoj si kontrolli i mjeteve të komunikimit celularë, kompjutera etj, nuk janë akte grabitje që çdo gjëje që i mbushet mendja kontrollorit apo prokurorit. Nga këto synohen të gjenden prova që lidhen me çështjen në hetim, dhe jo çështje që mund të hetohen në të ardhmen.

Ka një seri aktesh ndërkombëtare dhe shqiptare që e normojnë këtë gjë më së miri.

Por nxjerrja në publik e këtyre të dhënave, që lidhen ose jo me hetimin, nga zyrtarë që kanë për detyrë i ti ruajnë si sytë e ballit, përveç se poshtërsi perverse është dhunim i pastër i të drejtës për jetë private.

E drejta për jetë privte është standart kushtetues e ligjor e jo shpikje imja.

Me këtë standart përdhosës histeria kolektive është ushqyer me të dhëna përgjimesh për zyrtarë të ndryshëm, por edhe persona jo zyrtarë. Nga këto të dhëna të përhapura qëllimisht, histeria mban nëpër gojë vibratorët e Benit; brekët e Ajolës; palloshin e Belindës e plot romuze të tjera që njerëzit i mbajnë në jetën e tyre private për qejf të vet. (Kujtoj këtu edhe video erotike që kanë dalë nga materiale hetimore)…

Nejse mbajini, fundja goja nuk është vetëm për bukë! Pfffff.

Por ka edhe një fenomen tjetër po aq i poshtër dhe dhunues. Dhënia e të dhënave kundërshtarëve politikë.

Gazmend Bardhi është opozitari më i “informuar” me të dhëna hetimore që duhet të ishin në ruajtje.

Çuditërisht Atij iu gjenden përgjimet e Xibrakës; të dhënat e SKY ECC për metamorfozën; të dhënat e telefonit të Vis Berberit.

Këto janë fakte publike, jo sajesa. Këto të dhëna nuk i japin viktimat, as avokatët e tyre sepse as ata nuk i kanë. Duhet të dini se në faza hetimore, ku ndodhen ato të dhëna, nuk japin asnjë provë për avokatët ata, dmth “heronjt e kalamajve”…

Por përgjigjen e pyetjes se në ç’rrethana këto të dhëna gjenden në dorën e një politikani në opozitë, një SPAK e di.

Fakt është që Gazmend Bardhi, është zëdhënës i përgjimeve që prokuroria “e pavarur” i ka siguruar për shkak të ligjit.

Të keqen e qytetarit digjital. Ai është më i sinqertë në budallëkun e vet. Kurse Gazi e di shumë mirë që kjo që bën nuk duhet bërë, aq më pak kur pastaj zëdhënien e bën dhe me fakte të rreme, që të lajë përgjegjësitë e veta për dështimet në politikë.

Tani nëse këto devijime i quani gjë të mirë, unë nuk kam e as kam për të qenë ndonjëherë dakord. Edhe sikur 4 milion shqiptarë ta pëlqejnë këtë pisllëk, nuk do jem dakord me asnjërin prej tyre.

Ky quhet mendim në mbrojtje të një standarti dhe jo mbrojtje personash.

hetime përdhosur standardi Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.