Një aksident në punë ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Dropull, ku të plagosura kanë mbetur dy gra.
Ngjarja ka ndodhur teksa gratë ishin po pastronin duke pastruar fasadën e një godine të një kompanie në fshatin Vrisera.
Siç mësohet, në mënyrë të pashpjegueshme, ishte improvizuar një vinç me një kovë, sipër së cilës ndodheshin gratë. Befas, kova është shkëputur dhe gratë janë rrëzuar nga një lartësi rreth 15 metra. Ato janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”. Njëra prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Nuk dihet ende nëse Policia e Gjirokastrës apo Prokuroria kanë nisur hetimet për ngjarjen, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga shkelja e rregullave të sigurimit teknik në punë.