Dy qytetarë kanë humbur jetën nga COVID gjatë 24 orëve të fundit. Pacientët që ndërruan jetë ishin nga Berati dhe Tirana, 71 vjeçe dhe 96 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë raporton se së fundmi janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar të infektuar 1158 qytetarë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë.