Dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID në vend. Pacientët që ndërruan jetë ishin nga Tirana, të moshave 64 dhe 74 vjeç.
Sakaq, vijon të rritet me ritme të larta numri i rasteve të reja. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga kryerja e 2153 testimeve kanë dalë pozitivë 974 qytetarë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë, ndërsa janë shëruar 377 persona.