Stërvitja e ditës së diel të Kombëtares u parapri nga një atmosferë e veçantë. Djemtë kuqezi patën një takim me vajzat e Shqipërisë së drejtuar nga Armir Grima. I pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit tha së një ditë sukseset e Kombëtares se djemve pret t’i arrijë edhe ajo e femrave dhe i gjithë futbolli.
“Mesazhi im është: ‘Ne jemi NJË’ dhe duke qenë NJË, pa dyshim që do të ecim përpara për të pasur një komunitet akoma edhe më të madh, për të pasur më shumë fëmijë rreth nesh dhe sigurisht të marrim edhe rezultate pozitive. Uroj që t’i realizojmë të gjitha bashkë. Kemi realizuar disa ëndrra, por ato vazhdojnë”, tha Duka.
“E them gjithmonë: Futbolli nuk luhet vetëm. Kurrë. Luhet bashkë dhe siç e tha Presidenti Duka ‘NE JEMI NJË’. Faleminderit profesor Armir Grimës për këtë vizitë dhe të gjitha vajzave”, u shpreh Sylvinho.
Të hënën do të ketë edhe një dalje para gazetarëve të trajnerit të kuqezinjve dhe stërvitja zyrtare në stadiumin “Air Albania” para ndeshjes me Bullgarinë. Përballja e së martës që nis në orën 18:00 do të transmetohet direkt në Tv Klan.