Refuzimi shihet si një pengesë në rrugën drejt suksesit, por folësi motivues Darryll Stinson beson se mund të përdoret si burim frymëzimi.
“E mbani mend herën e fundit kur u ndjetë i refuzuar? …Ndoshta ishte një shef që të ka anashkaluar për një rritje në detyrë, ose dikush në jetën tënde që kurrë nuk mendoi se ishe mjaftueshëm i mirë, pavarësisht se gjithçka bërë për t’i bërë përshtypje”, tha Darryll, duke shtuar se “ne të gjithë e dimë se refuzimi dhemb. Por unë ju parashtroj se refuzimi është diçka nga e cila nuk duhet të keni frikë. Përkundrazi, refuzimi është miku ynë”.
Më tej, Stinson ndan dy mënyra që ndihmojnë “të shfrytëzoni ato momente dhimbjeje për të qenë katalizatori më i madh për suksesin tuaj dhe për të provuar vlerën dhe veçantinë tuaj”.
1) Filloni ta shihni refuzimin si projeksion, një projeksion psikologjik, një projeksion të frikës dhe pasigurive të dikujt tek një person tjetër. Kur kuptojmë se refuzimet me të cilat përballemi kanë të bëjnë më shumë me trazirat e brendshme psikologjike të një personi dhe jo me vlerën tonë, jeta jonë do të ndryshojë. Vetëm për shkak se dikush nuk di të jetë vetvetja e tij unike, ata i projektojnë pasiguritë e tyre te dikush tjetër. Ndonjëherë të folurit keq për të tjerët i bën njerëzit të ndihen më mirë me veten e tyre. Trajtimi i duhur i refuzimit është thelbësor.
2) Filloni ta shihni refuzimin si mbrojtje. Mbrojtja nga diçka ose dikush që nuk është menduar të jetë më në jetën tonë. Ai u shpreh se një eksperiencë e tillë e bëri të kuptonte se refuzimi me të cilin po përballej po e mbronte me të vërtetë nga një karrierë dhe jetë.