Talenti i shqiptarëve në muzikë tashmë është i dëshmuar edhe nëpër botë.
Keshtu në spektaklin e talenteve “The Voice of Italy”, së fundmi janë prezantuar dy vajza me prejardhje shqiptare, të quajtura Serena dhe Ina Sinani. Ato kanë kënduar së bashku në audicionet e fshehura këngën “Shumë Pis” të artistëve shqiptarë Ledri Vula dhe Era Istrefi.
Dy motrat Sinani kanë arritur t’i mahnitin publikun me interpretimin e tyre njësoj siç kanë bërë me jurinë. Të katër anëtarët e jurisë kanë kthyer karriget për vajzat shqiptare duke ofruar mundësinë e marrjes së tyre në grup.
Bejmë me dije se edhe ndër vite shqiptarët kanë pasur sukses në këtë kompeticion muzikor siç është rasti i këngëtares Elhaida Dani, e cila ishte shpallur fituese e një prej audicioneve të “The Voice of Italy”.