2 muaj i lirë. Daut Laze ishte shpallur personi më i kërkuar nga Policia, pasi ishte aratisur nga burgu i Shënkollit. Ai u arrestua nga efektivë të komisariatit numër 6 të cilët kishin marrë informacione se Laze do të shkonte në banesën e tij në zonën e Astirit. Laze tha policëve se fshihej në disa xhami në Tiranë gjatë kohës së arratisë, kryesisht në zonën e Freskut, Kombinatit, Yzberishtit dhe Astirit.
Ushqimin e merrte nga besimtarë myslimanë gjatë muajit të Ramazanit. Prej dy muajsh efektivët kontrollonin herë pas here banesën e tij, por nuk e gjenin. Dyshohet se ka qëndruar edhe në banesë pasi nga të dhënat që kishin siguruar bëhej me dije se i arratisuri ishte parë disa herë në zonë.
Daut Laze u arrestua më 16 nëntor të vitin 2021 për dhunë në familje. Ndërsa më 4 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës vendosi për të “Mjekim të detyruar në një institucion spitalor”, dënim të cilin po e vuante në burgun e Shënkollit në Lezhë, aty ku u zhvendosën të gjithë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor pas mbylljes së Zaharisë për kushte çnjerëzore.