Presidenti Ilir Meta dhe ish-Presidenti Bamir Topi, janë bërë bashkë.
Ai që ka bërë bashkë është gazetari i njohur Bashkim Hoxha i cili sot mbush 65 vjeç.
‘Bashkë me Presidentin Topi duke uruar sot për 65-vjetorin e lindjes, shkrimtarin dhe gazetarin e mirënjohur Bashkim Hoxha. Edhe shumë dekada të reja për të, me lumturi dhe krijimtari’, shkruan Meta ndërsa ndan këtë ‘selfie’.
Stafi ynë i bashkohet urimit për një nga gazetarët më të vjetër e më të dashur të medias.