Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dy shokët e zhdukur kërkohen me helikopter, çfarë dyshohet për ta

23:32 / February 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
te zhdukurit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të zhdukur prej 9 ditësh, ende asnjë gjurmë nga dy të rinjtë. Prej gati një jave, 32-vjeçari Sokol Rama, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës, dhe shoku i tij nga Përmeti, Roland Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet, janë deklaruar të zhdukur nga familjarët. Fillimisht është deklaruar i zhdukur nga të afërmit e tij Rama. Babai i dy fëmijëve të mitur është një emër i njohur për Policinë lokale.

Ai është person me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti, i deklaruar i zhdukur dy ditë pas denoncimit të familjarëve të Ramës, ka lidhje me transportin e lëndëve narkotike, pasi Rama është identifikuar nga Policia lokale si transportues droge. Një javë pas denoncimit të familjarëve, forcat e Policisë nuk kanë arritur të bien në gjurmët e tyre. Efektivë të shumtë të Policisë dhe një helikopter po vijojnë krehjen e zonës ku janë identifikuar për herë të fundit. Nga përgjimi i telefonave të Sokol Ramës,

Policia arriti të bënte më herët identifikimin e sinjalit telefonik të njërit prej telefonave të përdorim të tij në Frashër të Përmetit. Është pikërisht kjo zona ku dyshohet se ndodhen dy personat, tashmë të shpallur në kërkim, pas denoncimit të familjarëve. Të dy shtetasit, miq me njëri–tjetrin dhe bashkëpunëtorë, janë në listën e personave me precedentë kriminalë. Sokol Rama është dënuar më parë për vjedhje, ndërsa Milo, rreth 40 vjeç, punonte aktualisht si shofer i administratorit të Njësisë Administrative Frashër, por njihet nga Policia si person që merrej me trafikimin e lëndës narkotike, edhe pse ende i paskeduar si i tillë. Ka dyshime se zhdukja e tyre mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

Dyshohet se dy të rinjtë mund të jenë përfshirë në ndonjë incident gjatë transportimit të lëndës narkotike drejt Greqisë dhe të jenë fshehur në zonën e thellë malore të Frashërit në Përmet, ku janë përqendruar edhe kërkimet e Policisë. Por, nga ana tjetër, nuk përjashtohet as pista që dy të rinjtë të jenë ekzekutuar nga grupe mafioze që i paguanin për të kryer transport droge për në Greqi, për shkak të ndonjë mosmarrëveshjeje.

permet te zhdukurit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.