Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Dy sulmet e Ukrainës, a janë një faturë amerikane për Putinin?

22:58 / June 3, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1724057969xkr ukraina pushton rusine frame 146 666 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Elton Metaj

Dy operacionet e suksesshme të forcave të inteligjencës dhe sigurisë së Ukrainës ndaj Rusisë në harkun e 72 orëve, është e vështirë të thuhet se vendosin plotësisht fatin e luftës mes Moskës dhe Kievit, por padyshim sot mund të konstatohet se të paktën perceptimi europian dhe botëror për duelin ushtarak mbi trevjeçar ka ndryshuar.

Rusia shihet gjithnjë e më shumë e goditur, pa ide dhe e plagosur pikërisht në sedrën e sëmurë të madhështisë dhe superioritetit ushtarak ndaj fqinjëve shumë më të vegjël të Ukrainës. Në krahun tjetër Kievi, i vetëdijshëm për raportin e forcave në terren dhe rëndësinë vitale të mbështetjes nga aleatët europianë e amerikanë, duket se ka investuar energji te zgjidhjet e zgjuara, operacionet e piketuara nga ku merret maksimumi i mundshëm, si në goditje ushtarake, ashtu dhe në ndihmë ndërkombëtare.

Pikërisht asistenca ndërkombëtare, e dukshme dhe e padukshme, është tashmë pika më e diskutuar e konfliktit ruso-ukrainas për peshën që mund të ketë në rrjedhën e ngjarjeve dhe zgjidhjes finale. Europianët kanë qenë së fundmi më direkt në mbështetjen e tyre, por problemet e kontinentit të vjetër janë aty prej vitesh e dekadash dhe nuk do të zgjidhen në një javë, as vetëm nga një ndryshim në Kancelarinë e Berlinit.

Matanë Atlantikut, dilema të shumta ka patur për rolin amerikan në zgjidhjen e krizës dhe marrëdhënien Trump-Zelenski. E nisur jo mirë, marrëdhënia Uashington-Kiev arriti gjendjen më të keqe me sherrin e famshën në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Në atë pikë, Zelenski ishte njeriu jo i gatshëm për paqe dhe Putin në Kremlin rriste kreditet, jo si pushtues, por si politikan që mund të shkonte drejt pushimit të luftës. Prej atëherë gjërat ndryshuan dhe pas 2 takimeve të Zelenskit në Vatikan dhe Romë, fillimisht me Trump e më pas me Vance, panorama ishte krejt tjetër. Kulmi mbërriti me deklaratën e shefit të Shtëpisë së Bardhë një javë më parë, ku kreu i Kremlinit qortohej ashpër për bombardime teksa synohej paqja. Paralelisht Turqia nisi 2 raunde bisedimesh, ndërsa Ukraina kreu dy operacione ekzemplare, të vështira dhe të kushtueshme. A kishte pas tyre një karikim amerikan për t’i thënë me forcë e fakte “djalit në Moskë” se po gabonte? A ishte koha e shkopit ndaj Putinit për të rritur shanset e suksesit në paqen e kërkuar në sofrën turke? A do të ndalen gjërat këtu, nëse rusët nuk reagojnë si duhet? Dilemat mbeten ende pa përgjigje të plota, por njollat e një strategjie amerikane krejt tjetër në kërkim të paqes janë shumë të dukshme.

amerikane Elton Metaj fature ukraines
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.