Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Greqia dhe nga Holanda drejt Shqipërisë.
Nga Holanda u ekstradua shtetasi Zef Gjikolaj, 33 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 26.05.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në datën 11.12.2015, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ka tentuar të shesë 15.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa, në Mirditë.
Nga Greqia drejt Shqipërisë u ekstradua Ergys Rushan, 37 vjeç, banues në Korçë, të cilin Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
2 shtetasit e ekstraduar drejt Shqipërisë iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.