Policia e Vlorës ka arrestuar dy të rinj nga Durrësi, pasi u kapën në tentativë për të transportuar 3 emigrantë afganë në këmbim të pagesës për secilin prej tyre, me qëllim kalimin e kufirin në mënyrë të paligjshme.
Në pranga përfunduan M. M., 26 vjeç, dhe M. S., 28 vjeç.
Automjeti me të cilin udhëtonin u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.