Roja bregdetare e Algjerisë ka qëlluar për vdekje dy turistë franko-marokenë që po pushonin në Marokun fqinjë, pasi kishin kaluar në ujërat algjeriane teksa shëtisnin me motorë uji.
Viktimat besohet se ishin mes katër qytetarëve franko-marokenë që po pushonin në rezortin maroken të Saidia.
Një anëtar i tretë i grupit u arrestua nga roja bregdetare që patrullonte kufirin e mbyllur mes dy shteteve.
Dy kombet kanë një histori tensionesh, të lidhura me pretendimet e Marokut për rajone të kontestuara të Saharasë Perëndimore.
Kufiri mes dy vendeve është mbyllur në 1994 pas një sulmi terrorist ne Marok, ndërsa dy vjet më vonë marrëdhëniet u ndërprenë plotësisht, fillimisht nga Algjeria që akuzonte Marokun për veprime armiqësore, akuza që janë refuzuar nga Rabati.