Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dy vite nga nisja e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK

20:40 / April 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
UCK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot bëhen dy vite nga nisja e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në këtë përvjetor, ishte parashikuar që të mbaheshin edhe dy seancat e fundit të Prokurorisë për dëshmitë e saj, por ato janë anuluar.

Anulimi erdhi pasi njëri prej dëshmitarëve e ka dorëzuar dëshminë me shkrim, ndërsa tjetri nuk është paraqitur në Gjykatë.

‘Sot dhe nesër ishin parashikuar të zhvilloheshin edhe dy seanca të tjera ku do të paraqisnin dëshminë dëshmitarët e fundit të Prokurorisë.

Këto dy seanca janë anuluar, pasi që njëri dëshmitar ka dhënë dëshminë me shkrim dhe tjetri ka munguar’, ka deklaruar ka deklaruar gazetari, Dibran Istrefi.

Në një paraqitje publike, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, konfirmoi se deri më tani kanë dëshmuar 125 dëshmitarë, ndërsa 117 dëshmi janë dorëzuar në formë të shkruar.

Procesi gjyqësor ka zgjatur 206 ditë dhe janë regjistruar 150 viktima.

Griep bëri të ditur se Prokuroria ka përfunduar prezantimin e provave, por ende nuk e ka mbyllur zyrtarisht rastin.

Seanca e radhës është caktuar për 23 prill, ku do të diskutohen hapat e mëtejshëm, përfshirë mundësinë që mbrojtja të kërkojë hedhjen poshtë të aktakuzës për krime lufte.

Ndërkohë, një nga çështjet e diskutuara mbetet edhe mbajtja e gjatë në paraburgim e të akuzuarve, si dhe refuzimi i kërkesës së Hashim Thaçit për të vizituar babanë e tij të sëmurë.

Për këtë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte kërkuar sqarime nga Gjykata, por sipas Griep, kjo çështje mbetet konfidenciale.

Gjykimi në Hagë vazhdon të jetë një temë e ndjeshme në Kosovë, ndërsa pritet që mbrojtja të fillojë paraqitjen e saj pas konferencës së 23 prillit.

gjyqesor hage kreret procesi uck
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.