Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Dy vite ‘pa jetë’ me gruan te koka, ja gjendja e mjekut Zhurda

22:41 / February 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tefik zhurda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion që duhet të ishte një rutinë për stafin mjekësor, përfundoi tragjikisht 2 vjet më parë në një spital privat në Tiranë. Ngjarja ndodhi në maj 2017 kur 15-vjeçarja Blerta Pepa hyri në sallën e operacionit, pasi kishte dëmtuar meniskun e gjurit, por fatkeqësisht doli e vdekur prej andej. Adoleshentja ndërroi jetë dhe asokohe u tha se vdekja erdhi si pasojë e hipertermisë malinje.

Por tragjedia nuk përfundoi këtu. Mjeku anestezist Tefik Zhurda, i mbetur i vetëm përballë presionit te të afërmve të vajzës të cilët të dëshpëruar kërkonin një fajtor për vdekjen e saj, tentoi të vrasë veten, duke injektuar në trup preparat lënde anestezie. Emisioni “Dritare me Rudinën” në News24 i cili ka trajtuar mbrëmjen e së martës ka risjellë në kujtesë ngjarjen e trishtë duke zbuluar informacione për gjendjen e mjekut Zhurda.

Anestezisti i njohur nuk vdiq, por që prej natës së 16 majit, thuajse nuk është më në jetë. Ai u dërgua edhe në një spital në Peruxhia por as mjekët italianë nuk e shpëtuan dot. Po mbushen dy vjet që anestezisti I njohur gjendet në një situatë neurovegjetative, e thënë ndryshe paaftësi për të jetuar. Në kokë i rri bashkëshortja e cila ka lënë çdo angazhim tjetër për të qëndruar pranë njeriut të saj më të afërt.

Tentativa për vetëvrasje e mjekut anestezist Tefik Zhurda, preku thellë kolegët. Apostol Vaso, mjek anestezist pranë spitalit të Traumës, reagoi përmes një statusi në Facebook, ku gjeti mbështetjen e bluzave të bardha. Teksa shprehte solidaritetin me kolegun, ai shkruante se në një trysni të tillë, nga humbja e një jete por edhe nga paragjykimi i shoqërisë dhe i medias, do të bënte të njëjtin veprim.

koma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.