Një 21-vjeçare italiane u gjet pa shenja jete në banesën e saj në provincën e Bolzanos.
Celine Frei Matzohl u gjet me shenja thike në trup, ndërsa policia dyshon se pas kësaj vrasjeje ndodhet ish-i dashuri i saj turk.
Mësohet se ata kishin rreth 2 vite që ishin ndarë. Mediat italiane shkruajnë se i akuzuari, 28-vjeçari Omer Cin, dyshohet se fillimisht i ngriti kurth dhe më pas e sulmoi me thikë, duke i marrë jetën në mënyrë makabre.
I riu u arrestua teksa po tentonte të kalonte kufirin për në Austri.