Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dyert e selisë blu të blinduara, Gjokutaj risjell fotot dhe “sulmon” Gazment Bardhin me “shokë”

13:30 / March 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1741087530xscreenshot 9 720
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasjet dhe tensionet e tre viteve më parë mes të djathtëve, qytetarët nuk i kanë harruar. As dyert e blinduara brenda selisë blu dhe sulmet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha asokohe dhe nga deputetët demokratë të cilët sot janë reshtuar krah tij.

E së fundmi një fragment aspak të këndshëm nga ajo kohë ka sjellë së fundmi avokati, Genc Gjokutaj. Teksa ka publikuar një foto ku shihen dyert e “shtëpisë së demokratëve” të blinduara, Gjokutaj shkruan se Partia Demokratike nuk u rithemelua nga autorët e kësaj ngjarje dhe as Sali Berisha nuk u lirua prej tyre, duke “sulmuar” kështu Gazment Bardhin, Agron Gjekmarkajn me “shokë” të cilët asokohe ishin pozicionuar në mbështetje të ish-kreut të PD-së, Lulzim Bashës.

“Kjo eshte vendngjarja! Qe edhe nese dikush mund ta kete harruar dje ne primare do ti shfaqet dhunshem ne 11 Maj! PD nuk u rithemelua nga autoret e kesaj vendngjarje! Berisha nuk u lirua prej tyre por u arrestua me ndihmen e tyre! Harresa eshte gjumi i vdekjes! Kujtesa eshte ringjallja! Fitore PD dhe demokrateve te vertete”, shkruan Gjokutaj.

Më 6 janar të vitit 2022 selia blu u blindua. Dyert e hekurit u instaluan, pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili asokohe lajmëroi se më 8 janar 2022 do të futesh me forcë brenda selisë së demokratëve për të nxjerrë me forcë Lulzim Bashën.

gjokutaj selia blu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.