Që prej muajit gusht, dy atentatet ndaj Ylli Brahimit po hetohet nga SPAK, pasi prokuroria e Kurbinit shpalli moskopetencën.
Sulmi me armë i ndodhur në 22 korrik, në qytezën e Milotit, po hetohet nga SPAK për një konflikt të ndodhur disa vite më parë në Itali, mes Ylli Brahimit dhe një personi të afërm të tij, që është dhëndër në fisin e të plagosurit.
SPAK, po heton me vëmëndje këtë pistë, pasi ngjarja dyshohet se lidhet me veprimtarinë e tregtisë së kokainës, mes grupeve kriminale që veprojnë në zonën e Lezhës dhe në disa zona të Italisë.
Sipas informacioneve të mbledhura nga SPAK, konflikti mes dy njerëzve të afërm, ka ndodhur në Itali për shkak të humbjes së një sasie të madhe kokaine.
Në janar 2021 Ylli Brahimi u sulmua me armë sapo doli nga lokali dhe në këtë ngjarje ai mbeti i plagosur, raporton Ora News.
Në 22 korrik 2022, dy persona me automatikë zbrazën 108 plumba në drejtim të makinës së blinduar tip “Toyota” të Ylli Brahimit, duke e lënë të vdekur në vend, Klisman Preçin dhe plagosur rëndë Ylli Brahimin. Sipas burimeve nga SPAK, të dyja këto ngjarje dyshohet se lidhen me njëra-tjerën.