Një farmaciste 22-vjeçare është vënë nën hetim dhe po kërkohet nga policia, pasi dyshohet se i dha medikamente të gabuar një 38-vjeçare duke i shkaktuar probleme shëndetësore.
Sipas policisë “22-vjeçarja S. H., duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, 38-vjeçares M. K. dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.