Shoferi i furgonit të shkollës 9-vjecare “Kamber Bënja” në Përmet, është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeçare.
Mësohet se e mitura është ankuar tek mësuesja e saj kujdestare këtë të premte, mbi ngacmimin, pasi kjo e fundit e kishte gjetur duke qarë.
Më pas, janë vënë në dijeni autoritetet policore të Përmetit duke bërë që vajza të dëshmojë në praninë e psikologut mbi rastin.
Nxënësja ka dëshmuar se shoferi i identifikuar si Nikolin.J., kishte kohë që e ngacmonte, duke arritur në prekje fizike.