Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e 14 pasurive të 29-vjeçarit

15:49 / October 2, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prokuroria11111111111111111111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria Tiranë kërkon sekuestrimin e 14 pasurive të 29-vjeçarit Ervis Hysa, pasi dyshohet se i ka krijuar nga veprimtari kriminale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, mësohet se bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme, 9 garazhe në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, 1 ndërtesë në Paskuqan, 1 apartament në Yzberisht dhe 2 automjete.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive të shtetasit E.H., bazuar në ligjin “Për Parandalimin dhe goditjen e Krimit të Organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.

Shtetasi E.H., është arrestuar nga Drejtoria vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj per veprën penale “Shtrëngim me anë të dhunës për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Referuar pozitës kriminale në ngarkim të shtetasit E.H., paraprakisht janë identifikuar pasuritë të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike, si dhe dyshohet se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Duke vlerësuar se ka të dhëna të mjaftueshme që vërtetojnë aktivitetin kriminal të shtetasit E.H.,i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të dhunës për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal dhe pasuritë janë vendosur pas dënimit; dhe duke vlerësuar se është vërtetuar që këto pasuri objekt hetimi pasuror nuk kanë prejardhje të ligjshme, prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

-Ndërtesë ndodhur në zonën kadastrale 2884, me nr.Pasurie 1302/16-ND2, me sipërfaqe 147.8 m2, me adresë Paskuqan;

-Apartament në pronësi të shtetases F. H., me sipërfaqe 105.2 m2, me adresë në Yzberisht, Tiranë;

-Pasuria në emër të shtetases F.H., pasuri e llojit “garazh” me sipërfaqe 18.6 m2;

Sipas kontratë sipërmarrje 9 vende parkime në godinën e banimit në rrugën “Ish-Fusha e Aviacionit” dhe rruga e “Dafinave”, Njësia Administrative Nr. 7, Tiranë, si vijon,

1) Vend parkim me nr. P41, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

2) Vend parkim me nr. P42, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

3) Vend parkim me nr. P43, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

4) Vend parkim me nr. P44, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

5) Vend parkim me nr. P45, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

6) Vend parkim me nr. P46, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

7) Vend parkim me nr. P47, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

8) Vend parkim me nr. P48, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

9) Vend parkim me nr. P49, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

-Automjeti në pronësi te shtetasit S.H., marka Toyota, tip Yaris;

-Automjeti në pronësi të shtetases F. H., marka BMW.

Prokuroria e Tiranës tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.