Milaim Bellanica ka bërë një denoncim lidhur me të shkuarën e tij në Shqipëri. I ftuar në “Çim Peka live”, Bellanica thotë se është keqtrajtuar nga Policia shqiptare dhe nga UÇK-ja pasi dyshonin se ishte agjent i UDB-së.
“Jam keqtrajtuar nga policia shqiptare dhe nga UÇK në vitin ’99. Dyshonin se isha agjent i UDB-së. Më kanë përzënë nga banesa. Më kanë çuar në Tiranën e re. Isha përballë me Arben Rakipin. Më kanë dhunuar policia shqiptare. Kanë ardhur me maska,”-u shpreh ai.