Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E akuzoi për mungesë transparence për Unazën e Madhe, Meta dhe Gjiknuri në një tavolinë në Senatin Amerikan

15:26 / February 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
786e4f38 ed26 4313 9381 b32a5bde77eb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht akuzave politike dhe sulmit që ka nisur mes mazhorancës dhe kreut të shtetit, kur vjen fjala për të qenë bashkë në Senatin Amerikan, të dy palët bëjnë paqe.

Kjo ka ndodhur edhe sot në takimin që Presidenti Meta ka qenë në Senatin Amerikan, ku sikurse shihni edhe nga fotot, i pranishëm është jo vetëm Majko, por edhe ish-ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri, raporton tirananews.al.

Meta jo vetëm që ka kërkuar ndaljen e projektit të Unazës, por pak ditë më parë ai do të sulmonte hapur Gjiknurin. Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, do të thumbonte ish ministrin Gjiknuri, duke u shprehur se shpreson që me ndryshimin e tij, të ketë më shumë transparencë.

“Prokuroria po e ndjek këtë proces dhe duhet të presim. 
Unë kam qenë i ndjeshëm ndaj këtij procesi, sepse kemi çdo ditë një demonstrim të banorëve. 
Kemi kërkuar informacion nga institucionet që në fillim . Për fat të keq, institucionet edhe ne shkelje me kushtetutën, nuk kanë kthyer përgjigje. 
I gjithë ky projekt, është një projekt jo transparent. Një projekt që fillon me projekt të falur nga një kompani private, padyshim është mungesë transparence, por lë mundësi për dyshime, për kostot e projektit dhe zgjidhjet urbanistike, mundësisë që të dëmtoheshin sa me pak prona.

Pastaj edhe garat me kompanitë qe jepte zero ofertë.

Shpresoj që ndërrimi i ministrit të infrastrukturës, të sjellë ndryshime në këtë aspekt, të sjellë transparencë”, do të shprehej pak ditë më parë Meta.  / tirananews.al

786e4f38 ed26 4313 9381 b32a5bde77eb
6034022a b7d6 4d26 a6c7 5b8e28578389

Gjiknuri senati amerikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.