Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

E-Albania jashtë shërbimit/ PD: Mund të jetë bërë për rrjedhje të dhënash

16:51 / July 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ggg 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike, përmes anëtarit të Kryesisë Arben Ristani, ka reaguar në lidhje me hakerimin ndaj platformës e-Albania.

Sipas Ristani, një gjë e tillë do të përdoret për të justifikuar rrjedhjen e mundshme të të dhënave të qytetarëve.

Deklarata:

Qeveria ka njoftuar sot për një sulm kibernetik kundër sistemeve qeveritare dhe faqes e-albania.

Me gjuhën e një skenari hollivudian, me hakera dhe armiq ndërkombëtarë, duket se qeveria po mundohet të fshehë më shumë se të zbulojë.

Më i pabesueshëm bëhet hakerimi po të kujtojmë rekordet thuajse kriminale të qeverisë sa i takon privatësisë së qytetarëve.

Partia Demokratike risjell në vëmendje rastin e patronazhistëve, të cilët kishin në duar të dhëna të qytetarëve shqiptarë, të siguruara përmes të njëjtit sistem, për të cilin sot thonë se është hakeruar.

Në një rast të dytë të paprecedent, punonjësit e së njëjtës administratë nxorën të dhëna sensitive të qytetarëve, që nga rrogat, të dhënat personale e me ra
rradhë.

Një qeveri që ka një rekord të tillë në trajtimin e bankës së të dhënave të nënshtetasve, duket e pabesueshme kur thotë se ka rënë pre e metodave të veta.

Kur të tjerët e trajtojnë ashtu si ajo trajton qytetarët e vet, për shqiptarët kjo nuk përbën lajm, por pazotësi të qeverisë.

Partia Demokratike, duke njohur ‘instrumentet e së keqes’ që përdor Rama, paralajmëron publikun se, pas lajmit për hakerimin mund të fshihen rrjedhje të tjera të databazës dhe të dhëna sensitive publike.

Kur kjo të ndodhë, Shefi i Shtabi të Përgjithshëm të Patronazhistëve, do t’ja hedhe fajin hakerimit të bërë nga ‘forca të panjohura’.

Arben Ristani e-Albania HAKERIMI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.