Shtimi i transaksioneve bankare në rrugë elektronike ka sjellë edhe nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj tyre në kuadrin e parandalimit të pastrimit të parave. Disa ndryshime në rregulloren “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të Bankës së Shqipërisë, rrit vigjilencën ndaj këtyre transaksioneve përmes një serie masash shtërguese që do të zbatohen nga institucionet financiare.
Masat e shtuara nisin që nga kategoritë e vigjilencës, që nuk do të jenë më dy, por tre: kategori të vigjilencës së thjeshtuar, vigjilencës së duhur dhe të vigjilencës së zgjeruar”;
Më tej rregullorja e re përcakton se “Subjektet, në momentin e vendosjes së marrëdhënieve të biznesit ose të kryerjes së transaksionit/eve, mbajnë në dosjen e klientit kopje të dokumenteve të paraqitura nga ky i fundit në formën e mësipërme, të cilat duhet të jenë të vulosura me vulën e subjekteve të kësaj rregulloreje, brenda afatit të vlefshmërisë së tyre.”.
Në pikën 6, fjalia: “Hapja e një llogarie bankare, edhe në rastet kur ajo do të përdoret për kryerjen e transaksioneve në rrugë elektronike (e-banking account), kryhet vetëm me praninë fizike të klientit.”, zëvendësohet me fjalinë: “Për zbatimin e vigjilencës së zgjeruar ndaj klientëve, subjektet duhet të kërkojnë praninë fizike të klientëve dhe të përfaqësuesve të tyre, para se të vendosin një marrëdhënie biznesi.”.
Në rastin e përfaqësimit të klientit nga një person i tretë nëpërmjet një akti përfaqësimi, subjektet verifikojnë nëse ky person është i autorizuar për të përfaqësuar klientin dhe për të kryer veprimet e kërkuara, kërkojnë të dhëna për identifikimin e klientit dhe të përfaqësuesit të tij dhe i verifikojnë këto të dhëna, si dhe mbajnë në dosjen e klientit të gjithë dokumentacionin e paraqitur prej personit të tretë, duke përfshirë dhe origjinalin ose kopjen e noterizuar të aktit të përfaqësimit.”, përcakton rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë.