Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka bërë një reagim me tone të forta, pasi Parkun Kombëtar Arkeologjik i Amantias në faqen zyrtare, e kanë quajtur qytet grek.
I indinjuar Binaj e ka quajtur një skandal, teksa thotë se “tradhtarët” që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë vijojnë t’i bëjnë dëm vendit.Ai ndër të tjera me ironi shkruan se tani duhet të ndërhyjnë hakerat për të ndryshuar këtë, sepse sipas tij qeveria është e zënë dhe do të mbajë klikimet që ka.