I riu ng India, Raphael Samuel është i bindur se fëmijët nuk duhet të lindin për të vuajtur. Prandaj edhe i ka hedhur në gjyq. Ai pretendon se prindërit nuk kanë të drejtë të lindin një fëmijë nëse ai nuk është dakord të vijë në jetë.
Pavarësisht pretendimeve se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me prindërit e tij, ai ka marrë masa ligjore kundër tyre, raporton Times Noë Neës.
“I dua prindërit e mi, dhe ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, por ata më sollën në jetë për kënaqësinë e tyre”, u shpreh ai.
27-vjeçari tha se njerëzit duhet të dinë që nuk kanë pse të bëjnë fëmijë. Për Samuel, fëmijët duhet t’i kërkojnë llogari prindërve për arsyen e lindjes