Kur gjithçka u duk se po shkonte mirë dhe e gjithë familja ishte e bashkuar, tashmë dalin në skenë pamje të forta mes çiftit të njohur. Bëhet fjalë për Brooklyn Beckham dhe e dashura e tij, modelja e njohur Hana Cross.
Lidhja e Hana-s dhe Brooklyn është bërë serioze, pasi e dashura e tij është e pranishme në çdo event të familjes Beckham. Megjithatë, lidhja e tyre nuk ka vetëm momente të bukura. Hana dhe Brooklyn kanë pasur një argument të tensionuar ditën e sotme, teksa qëndronin të dy brenda në makinë. Të dy kanë qenë të mërzitur, madje Brooklyn ka shpërthyer në lot. Kjo nuk është hera e parë që çifti kalon momente të tilla, pasi pak kohë më parë të dy patën një debat në të cilin u përfshi dhe vëllai i vogël i Brooklyn, Romeo.