Diego Armando Maradona i ka dhënë fund karrierës së tij si trajner i Dorados të Sinaloa, klubit meksikan të cilin e drejtoi për 6 muaj duke iu afruar elitës së futbollit në këtë vend. Shkak është bërë gjendja e tij shëndetësore, pasi duhet t’i nënshtrohet dy ndërhyrjeve kirurgjikale.
Mjekët i kanë bërë të qartë se nuk mund të vazhdonte me të njëjtin ritëm pas operacioneve që do të bëjë në shpatull dhe në gju, ndaj Maradona ka vendosur të shkëpusë marrëveshjen që kishte me meksikanët. Trajneri kishte shfaqur probleme edhe në janar, kur e ksihin shtruar me urgjencë në spital.
“Bashkë kemi çuditur botën, kemi treguar se futbolli është çështje pasioni e zemre. Do të jesh gjithmonë një Dorado, faleminderit Diego”, ishte mesazhi i klubit për argjentinasin 58-vjeçar. Për fansat e Maradonës në fakt ky është një lajm i mirë. Sinaloa mbahet si qendra e karteleve më të rrezikshme të drogës në botë dhe shumëkush mendonte se Maradona do të binte pre e veseve të vjetra nëse do të qëndronte gjatë në këtë qytet