Policia e Kurbinit ka arrestuar 64-vjeçarin me iniciale Gj.Gj., pasi ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij duke e kanosur edhe për jetën.
64-vjeçari u shpall në kërkim pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e tij, ndërsa gjatë kontrollit në banesë 2 ditë më parë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu dhe municion luftarak, që ky shtetas i mbante pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.