Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj Edi Ramës, pasi ky i fundit u shpreh se ai po baltos figurën e Albin Kurtit, pas vendimit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Në një postim në Facebook, Haradinaj shprehet se Rama pas kthimit nga Moska, po vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrov-it (ministrit të jashtëm rus).
“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit. Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.”, shprehet Haradinaj.
Sot, kryeministri Edi Rama sulmoi Ramush Haradinajn, pasi u shpreh se ky i fundit ka nisur me paturpësi baltosjen e Albin Kurtit, pas vendimit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Rama theksoi se Kurti është në rrugën e duhur dhe se ai mund të jetë gjithçka, por kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë.
Lexo edhe: Rama sulmon Haradinaj: Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit