Një javë më parë, ministrja Elisa Spiropali solli në jetë djalin e saj të cilit i vendosi emrin Kren. Një emër tejet origjinal, dhe po aq shqip sa edhe emri i vajzës 5 vjeçare, Nalta.
Përmes një postimi ku shfaqej me të bijën përkrahë e djalin e porsalindur në krahë, ministrja ka dhënë lajmin emocionues në rrjetin social duke shkruar thjesht…
“Kren ♥”.
Fotografia e publikuar ka marrë mbi 10.000 pëlqime në rrjetet sociale facebook e instagram dhe me mijëra komente urimi për lindjen e Kren.
Spiropali ka postuar një tjetër foto në instastory të Krenit, por që kësaj radhe, me ndihmën e saj, vogëlushin po e mban në krahë Nalta, e cila duke e përqafuar shihet teksa puth vëllain e vogël.
Pas një aktiviteti intensiv pune të cilin e ndërpreu vetëm 1 ditë para lindjes, ministrja po i shijon në maksimum ditët e pushimit bashkë me fëmijët e saj.