Xhelozia e Akrepit mund të shndërrohet dalëngadalë në një sëmundje që i bren nga brenda.
Edhe pse partneri apo partnerja ju ofron sigurinë dhe dashurinë për të cilën kanë nevojë, personat e lindur në këtë shenjë kontrollojnë me lupë çdo lëvizje të tyre.
Një Akrep është në gjendje të instalojë pajisje përgjuese, të punësojë detektiv privat kur bëhet fjalë për kontrollin e partnerit/partneres.
Për personat e kësaj shenjeje xhelozia mund të arrijë deri në atë pikë sa të shndërrohet në një sëmundje të vërtetë që mund të vërë në rrezik të ardhmen e jetës në çift.
Edhe pse Akrepi mund të premtojë që kjo ishte hera e fundit dhe nuk ka ndërmendë ta përsërisë më, sërish bie në grackën e vetes. Flisni seriozisht me ta dhe shpjegojuni se kjo është një sjellje vetëshkatërruese e cila duhet trajtuar seriozisht.