Të paktën kështu kanë thënë 2 nga 5 gra, sipas një anketimi të fundit nga Havas Ëorldëide.
Në anketimin me afër 12,000 njerëz anë e mbanë botës, rreth gjysma e meshkujve dhe grave kanë thënë se mendonin që ushqimi mund të jetë po aq i kënaqshëm sa seksi.
Për ta dëshmuar këtë, hulumtuesit i kishin “detyruar” subjektet të zgjidhnin (hipotetikisht) mes seksit dhe një darke të shkëlqyer në restaurant. Hulumtuesit ishin befasuar kur kishin zbuluar se 42 për qind e grave më parë do të zgjidhnin darkën.
Ndërsa, vetëm 26 për qind e meshkujve e kanë thënë të njëjtën gjë.