Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar skiatoren Lara Colturi, e cila e ngriti sërish flamurin shqiptar në majat e sportit të saj, duke u renditur e dyta në garën e Sllovenisë duke u ngjitur për herë të parë në podium në disiplinën e Sllallomit Gjigant.
“YLL BOTE. Lara Colturi, skiatorja më e re e finaleve botërore, që ka zgjedhur nënshtetësinë shqiptare dhe garon për Shqipërinë, e nis vitin 2025 në podiumin e fitimtarëve duke u renditur e dyta në një nga finalet më sfiduese të Kupës së Botës”,-shkruan Rama në rrjetet sociale.