Një ngjarje e frikshme është denoncuar në Greqi. Një nënë ka denoncuar bashkëshortin pasi tentoi të përdhunonte djalin e tyre 9-vjeç në shtëpinë e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Halkida, ku nëna 49-vjeçare ka raportuar në polici se bashkëshorti teksa po e priste në shtëpi, tentoi të përdhunonte të birin.
39-vjeçari akuzohet për tentativë përdhunimi, akte seksuale me të mitur dhe shkelje të ligjit për dhunën në familje, ndërsa i mituri pritet të kontrollohet nga mjeku.