Hermes Nikaj është një nga personazhet më të përfolur të televizionit për shkak të stilit të tij atipik, jo vetëm në moderimin televiziv, por edhe në përditshmërinë e tij, i cilësuar nga opinioni publik, (për faktin e të qënit larg tipareve të një mashkull klasik), si “zogu i Tiranës”, ‘pagëzuar’ nga Aldo kur Nikaj punonte në “Aldo Morning Show”, emision të cilin e braktisi për të kaluar tek emisioni i mëngjesit në Ora News.
Po kush do ta imagjinonte dot ‘zogun’ të arrestuar nga policia?!
Sapo ka ndodhur!
Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se “zogu i Tiranës’, Hermes Nikaj është arrestuar nga policia me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Të njëjta burime bëjnë me dije se Nikaj u gjet me një mashkull dhe një vajzë tjetër në një dhomë hoteli gjatë momentit të arrestimit. Moderatori ishte prej kohësh në përgjim pas dyshimeve të bluve të kryeqytetit se ai siguronte vajza për qëllime prostitucioni.
© Tirananews.al