Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“E gjeta shkret, katastrofë”, rrëfimi emocional i Sabri Fejzullahut për kthimin në Prishtinë

18:53 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ermal Fejzullahu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në emisionin “Frontal” në T7, ka qenë i ftuar këngëtari Sabri Fejzullahu, i cili sot është nderuar me çmimin “Çelësi i Kryeqytetit” nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Fejzullahu në 21 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, ka rrëfyer përjetimin e tij për kohën e luftës dhe kthimin në Kosovë

Ai ka folur edhe për kohën kur ka qëndruar në Strugë bashkë me familjen.

 “Në ditën e Bajramit e thirra vëllain, më tregoi që janë të bllokuar të gjithë. Të gjithë kosovarët interesoheshim ku i kemi familjarët. Kur vinte mbrëmja, thoshim o Zot a do të fluturojnë aeroplanët për të bombarduar, o Zot a do të kthehemi”, ka thënë Fejzullahu në Frontal.

Fejzullahu tha se gjatë kohës së luftës kur ishte larg Prishtinës, i mungonte qyteti  por edhe njerëzit, për të cilët nuk dinte a ishin gjallë.

“Nga Prishtina më mungonin njerëzit, nuk dija për fatin e askujt. Nuk dinim askush për askënd ku jemi, thosha a do të jemi të lirë athu.  Njerëzit tregonin se kanë shkatërruar gjithçka në Prishtinë”, ka thënë ai.

Fejzullahu tha se emocionet e kthimit në atdhe pas përfundimit të luftës janë të papërshkrueshme.

“Prishtina ishte shkret, katastrofë, si çdo qytet. Më e keqja ishte se nuk e dinim si po ndodh me qytetet tjera. Ditën e parë kur kam ardhur në Prishtinë, në hotel Grand kam shku me pi kafe, kanë qenë do djem të rinj me veshje të UÇK’së, ka pasur edhe të huaj e gazetarë. Frikësohesha me hy, nuk e dija a kam të drejtë. Më thanë o axha Sabri, hyr, Kosova është e lirë, nuk ka më vrasës”, ka thënë Fejzullahu në Frontal.

Ermal Fejzullahu tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.