Zyrtarë vendorë, efektivë policie, nxënës të shkollave, qytetarë, punonjës të administratës iu përgjigjën pozitivisht Prefektit të Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, për të qenë të pranishëm në aktivitetin përmbyllës të luftës kundër trafiqeve të paligjshme.
Sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës Dibër, Donikaj Hysenaj falenderoi Prefektin Shehu për nismën e ndërmarrë nga ana e tij. “Prefekti Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, në cilësinë e Kryetarit të Komitetit Rajonal Antitrafik në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Arsimit Dibër organizuan sot aktivitetin përmbylles të muajit tetor, kundër trafikimit të njerëzve”, nënvizoi Hysenaj.
Të pranishmit e shumtë në Pallatin e Kulturës ndoqën aktivitetet e shkollave të qytetit Peshkopi dhe vizituan ekspozitën me punimet e fëmijëve dibranë. /tirananews.al/