Reperja e famshme, Cardi B, po performonte në një nga koncertet e saj në Las Vegas, kur një spektatore e spërkati me ujë.
Cardi B iu kundërpërgjigj duke e goditur me mikrofon.
Mirëpo, pas ngjarjes, gruaja ka bërë një denoncim në polici.
Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegasit, teksa tregoi se e lënduara, identiteti i të cilës akoma nuk është bërë publike, ka ngritur një denoncim ndaj reperes.