‘Drama’ quhet ‘broadcast channel’ në Instagram i cili u krijua pasditen e kësaj të marte nga këngëtarja Dafina Zeqiri, ku kërkon të jetë sa më afër atyre që e mbështesin muzikën e saj.
Jo pa qëllim është zgjedhur ky etiketim si për t’i cilësuar të tilla edhe situatat e fundit që kanë tërhequr jo pak vëmendjen e audiencës.
Këngëtarja duket se ka vendosur t’i rikthehet sërish historisë kur flitet për të, teksa shprehet se nuk mund të rrijë pa reaguar ndërkohë që e di se cila është e vërteta e gjithçkaje.
Kujtojmë se së fundmi ‘përplasjes virtuale’ me Sara Hoxhën iu shtua edhe reperja Melinda Ademi e cila me komentin e saj të ashpër ndaj Dafinës, duket sikur mbajti ‘krahun’ e Sarës. Këto situata duket se po e lodhin artisten.