Ledion Liço ka folur sot në “Wake Up” për “Big Brother VIP”, si pjesë e çdo diskutimi që bëhet në media e nga njerëzit.
E nuk mund të mos ndodhte ndryshe, Liço ka bërë me dije se në fakt jo vetëm e ka ndjekur programin, por në një moment është bërë edhe “i fiksuar” pas tij.
“Absolutisht e kam ndjekur! Muajin e parë pata një periudhë fiksimi, edhe pse janarin e filluam të gjithë si lehtshëm. Muajin e parë e gjeja veten si kufomë përpara një ekrani, e shikoja edhe gjëra të vogla, larjen e enëve nga dikush. Është fiksues, është i pashmangshëm. Unë pastaj vendosa me kast, sepse të merr kohë. “Big Brother”-in e sheh si tifoz”, u shpreh Ledioni, ndërsa po ashtu zbuloi se ka një të preferuar nga banorët, por nuk preferoi t’ia zbulonte emrin.