67 të arrestuarit në Tiranë në kuadër të operacionit “Tempulli 2” ranë në grackën e agjentëve të Antidrogës falë blerjes së stimuluar.
Ashtu si në fazën e parë të operacionin “Tempulli” dhe kësaj here lënda narkotike, kryesisht kokaina ishte e një cilësie tejet të lartë. Fakt ky që evidentohet dhe nga vetë shitësit në bisedat me agjentët e infiltruar.
Përgjimet mes agjentëve të infiltruar dhe shitësve
Agjenti: 40…
Besion Tafa: Qetësohu mor burr!
Agjenti: Është krizë fare mo vlla
Besjon Tafa: O vllai këtë e ke super tritol, nuk e di ca ke pi mrom, as ku e ke pi? Unë di me të thonë që është… në Tironë.
Agjenti: Ma jep ta shof…
Besjon Tafa: Kaq di me të thon vllai jot, se të gjithë për të veten thonë që e kanë të mirë.
Agjenti: Po pra po!
Besjon Tafa: Tashi çunave i pëlqeu. Vetëm mos na ngatërro me rob!
Agjenti: Po s’ka shanse!
273 persona ranë në pranga në kuadër të operacionit të shtrirë në të gjithë vendin. Nga këto pjesa më e madhe kanë dalë përpara gjykatës ku janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa një pjesë tjetër dolën këtë të enjte para togave të zeza.