Soni Malaj ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë për të pushuar dhe punuar. Siç ka zbuluar vetë këngëtarja xhirimet për projektin e radhës kanë nisur dhe sekuencat e para i ka publikuar në ‘Instagram’, pa treguar shumë detaje.
Në fotot e fundit që ajo ka publikuar, bie në sy fiziku i saj i admirueshëm si rezultat i palestrës dhe aktivitetit fizik të rregullt. Por në disa prej tyre vihet re dhe ngjashmëria shumë e madhe me Nicole Scherzinger. Mjafton t’i hidhni një sy këtyre fotove dhe do bini menjëherë dakort me ne. Dy bukuroshet, njihen për format e mira trupore dhe vokalet e admirueshme, megjithëse karrierën e kanë ndërtuar në anë të kundërta të botës.