Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

E konfirmon edhe kryeministri Edi Rama, projekti “Vlora Sport” i bllokuar nga prokuroria e Vlorës

15:24 / July 8, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlora sport0022
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Vlorës bllokon projektin “Vlora Sport”, që do të zbatohej në Pyllin e Sodës. Media e zbuloi qysh në fillim këtë zhvillim, por dje është pohuar edhe nga goja e kryeministrit Edi Rama. Teksa po kthehej nga disa takime të zhvilluara në Vlorë, Rama foli edhe për këtë problematikë, që vjen për shkak të sekuestros për falsifikim prone në pronat shtetërore.

“Duke qenë se kthehem nga Vlora, ku vazhdojmë punën që na obligon një mbështetje historike që kemi marrë në qytetin e Vlorës dhe qarkun me 9 deputetë, ju jap një tjetër fakt se si na është bërë e pamundur të zhvillojmë projektin ‘Vlora Sport’ te Pylli i Sodës në truall shtetëror. Kjo, për shkak se një prokuror tjetër ka vënë në sekuestro për falsifikim prone në pronat shtetërore përkatëse, por sekuestroja zgjat prej vitesh të tëra dhe të tilla ka plot”, u shpreh kryeministri Edi Rama. Pak ditë më parë, për këtë çështje foli për gazetën edhe administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi. “Jam duke vënë piketimet te Flamurtari. Problemi ynë është ai që ne kemi me fushat te Pylli i Sodës, ku kërkoj ndihmën e këshilltarëve bashkiakë dhe të pushtetarëve të Vlorës, të më japin shansin që të investoj.

U bëj thirrje këshilltarëve bashkiakë, që të informohen si vula e qytetit të Vlorës dhe të dinë që në atë zonë një numër i madh i pronave janë të bllokuara nga prokuroria. Unë dua që të investoj dhe nuk po investoj dot. Unë dua ndihmën realiste të tyre që në të fillojmë sa më shpejt projektin që kam 12 vjet që po e them dhe që është Akademia ‘Flamurtari’. Ju them, ju lutem më ndihmoni që unë të investoj. Kemi 12 vite që presim te Pylli i Sodës dhe nuk na vënë në dispozicion terrenet për të investuar për sportin”, u shpreh Idrizi para disa ditësh për “Panorama Sport” në lidhje me këtë problematikë.

PROJEKTI FILLESTAR

Në pranverë të 2014-ës u prezantua me pompozitet projekti në fjalë. Kompleksi u vendos që të mbajë emrin “Vlora Sport”, ku pritet që përveç këtij impianti ultramodern, të ketë edhe fusha basketbolli, tenisi apo palestra, për ta kthyer këtë zonë jo vetëm në një qendër të mirëfilltë sportive, por edhe komunitare. Asokohe, projekti qe përllogaritur se do të kushtonte rreth 60 milionë euro. Në këtë projekt, ndërtimi i stadiumit me kapacitet maksimal prej 20 mijë vendesh, mendohej se do të kushtonte 26 milionë euro, ndërsa planifikohej që afati i realizimit të këtij projekti madhor të ishte dy vjet.

bllokuar Edi Rama projekti Prokuroria vlora sport
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.